Durrës, 25-vjeçari gjendet i mbytur në deti

30 maj 2021 | 14:55

Një 25-vjeçar është gjetur në basenin ujor të portit detar të Durrësit, pak minuta më parë.

Ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar policinë kufitare mbi praninë e trupit në ujë dhe efektivët e saj janë vënë në lëvizje duke e nxjerrë nga uji, raporton TCh.

Dyshohet se është një refugjat nga vendet e Lindjes së Mesme, pasi ka pasur edhe një çantë shpine dhe mund të jetë hedhur në ujë për të arritur me not te ndonjë traget apo anije peshkimi për t’u larguar nga Durrësi drejt Perëndimit.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë ekspertiza, që do të hapë çantën që djali mban në shpinë, për të parë nëse ka dokumente, që verifikojnë origjinën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar…