Durrës, bllokohen 41 tonë banane të prishura
29 janar 2019
| 11:40
Në portin e Durrësit është zbuluar një ngarkesë me banane të prishura që vinin nga Kosta Rika.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar më shumë se 41 tonë banane dhe ka dhënë urdhër që ngarkesa t’i nënshtrohet procedurave dogane për kthim në vendin e origjinës për shkak se janë të dëmshme për shëndetin e konsumatorit.