Durrsakët votojnë PS-në, Emiriana Sako shpall fitoren
07 mars 2022
| 14:53
Është mbyllur numërimi i votave për bashkinë e Durrësit. Edhe kjo bashki sikurse Lushnja, Dibra, Rrogozhina e Vore janë fituar nga Partia Socialiste.
Kandidatja e PS, Emiriana Sako ka marrë 39090 vota, ose 58.46 %. Në vend të dytë renditet, Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”, i cili ka marrë 19844 vota ose 29.68 %.
Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti ka marrë 7928 vota ose 11.86 %.
Partia Socialiste ka fituar pesë bashki, ndërsa Bardh Spahia nga “Shtëpia e Lirisë” po udhëheq bindshëm në Shkodër.