Dushan Janjiq për protestat masive në Serbi: Vuçiq në rrugën e Çausheskut, çdo viktimë i faturohet atij

15 mars 2025 | 20:21

Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar protestat masive antiqeveritare në Serbi. Sipas tij, Vuçiq ka marrë paralajmërime nga Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.

“Secila viktimë me automatizëm i faturohet Vuçiqit dhe këtë ai e di”, ka thënë Janjiq.

“Ai aktualisht është duke e aplikuar një teknologji të ashtuquajtur të kalasë së mbyllur. Është e qartë se protestat qytetare dhe të studentëve ia kanë hapur masës rrugën, i kanë thyer çelësat e kalasë.

Ai nuk ka vizion se si të dalë nga kjo situatë” thotë Janjiq.

Tutje, Janjiq ka thënë se Vuçiq ndodhet në një situatë të ngjashme me diktatorin rumun Nikola Çaushesku.

“Kjo i ngjan një skenari të Çausheskut(diktatori rumun që ishte rrëzuar dhe ekzekutuar në revolucionin e vitit 1989), vetë e ka futur vetën në këtë skenar. Kur ka ardhur në pushtet ai i ka përdorur turmat, demonstruesit, në këtë shesh e ka mbajtur mitingun e famshëm” ka theksuar Janjiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka…