Dushi i LDK-së kërkon ndihmën e shtetit ndaj KQZ-së

12 shkurt 2025 | 11:33

Florian Dushi nga LDK-ja ka kërkuar nga institucionet shtetërore që t’i dalin ndihmë KQZ-së për përmbylljen e procesit.

Ish-anëtari i LDK-së në KQZ ka thënë se qetësia e pushtetit në fushatën zgjedhore tregon se LV-ja ka dorë në manipulimet brenda KQZ-së.

“Sulmet e partisë shtet para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ndaj KQZ dhe proceseve që po zhvillohen aty, po e cenojnë rëndë dhe në mënyrë të pakorrigjuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Qetësia e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, është treguesi më i mirë se ky subjekt ishte i orientuar dhe angazhuar në ‘aktivitete’ tjera që ndërlidhen me goditjen e procesit zgjedhor – prej sulmeve kibernetike deri te sulmet e militantëve bandit në qendra të numërimit të KQZ-së. Institucionet përkatëse shtetërore duhet t’i dalin në ndihmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i mundësuar përmbylljen e procesit dhe përpilimin e rezultatit në mënyrë të shpejtë e të drejtë”, ka shkruar Dushi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tarifat e hyrjes në qytetin e Venecias për vizitorët ditorë…