Dushi, pas largimit nga Dukagjini: Shumë respekt dhe dashuri për qytetarët e Klinës
06 gusht 2020
| 08:05
Jeton Dushi është larguar nga skuadra e Dukagjinit nga Klina.
Dushi ka falënderuar kryesinë dhe futbollistët e Dukagjinit për korrektësinë e treguar gjatë kampionatit në rangun elitar.
“Nuk jam më pjesë e Dukagjinit dhe jam futbollist i lirë. E falënderoj shumë drejtorin e klubit, Fabian Veselin, stafin e trajnerëve që punuam së bashku, po ashtu edhe shokët e skuadrës për mikpritjen që më dhuruan. I përshëndes të gjithë qytetarët e Klinës, të cilët na mbështetën gjatë gjithë kampionatit. Shumë respekt dhe dashuri për ju”, ka thënë Dushi, i cili në të kaluarën ka bërë karrierë edhe në klubin e Vëllaznimit nga Gjakova.
(V.Z / Epoka e re)