Dushi: Përparim Rama i plotëson të gjitha kushtet për certifikim nga KQZ-ja

19 gusht 2021 | 11:35

Anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi, ka reaguar pas raportimeve se kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i është refuzuar aplikimi në KQZ për shkak se ka aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut.

Ai ka bërë me dije se kandidatit Përparim Rama posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t`u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Ai ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim, duke shtuar se lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Rama.

Postimi i plotë i Dushit:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht Zyra për Regjistrim e Certifikim, është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim.

Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim.

Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre.

Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski dëshiron një aventurë të re, të luajë në…