‘DW’: Kosova në 13 vjet humbet 12 për qind të popullsisë
Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1.8 milion njerëz, sikurse ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës të enjten.
Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 për qind të popullsisë, e serbët mbi tre për qind.
Të dhënat lidhur me popullsinë serbe, sipas ASK-së, bazohen në vlerësime, sepse shumë prej pjesëtarëve të minoritetit serb e kanë bojkotuar censusin.
Censusi në Ballkan, çështje delikate
Kosova vuan prej emigracionit masiv prej nga njerëzit largohen drejt vendeve të tjera në kërkim të punës. Sipas vlerësimeve zyrtare, rreth 800.000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së – gati gjysma e tyre në Gjermani.
Në përgjithësi, censusi në shumë vende të Ballkanit është një çështje delikate: rënia e natalitetit, emigracioni masiv dhe tensionet etnike e vështirësojnë hulumtimin e saktë të numrit të popullsisë. /DW