Dy 18-vjeçarë kapen me teste të falsifikuara në kufi

09 shtator 2021 | 16:19

Dy 18-vjeçarë janë kapur në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, duke tentuar të dalin nga Kosova me teste për Covid-19 të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ka bërë me dije  policia përmes një njoftimi.

“Të dyshuarit E.F., (viti i lindjes 2003) dhe A.A (viti i lindjes 2003) kane prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga QKMF në Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF – Gjakovë”, është thënë në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur greke, Afroditi Barba, e cila u arrestua…