Dy aksidente të njëpasnjëshme në Vushtrri, mbesin tre të lënduar
25 dhjetor 2022
| 14:00
Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente në rrugën magjistrale Mitrovicë- Prishtinë.
Rasti i parë ishte vetaksident nga i cili mbetën të lënduar tre persona, ndërsa aksidenti i dytë vetëm më dëme materiale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Dy aksidentet kanë ndodhur në rrugën nacionale, në dalje të Vushtrrisë. Njëri ka qenë vetaksident nga i cili është raportuar që kanë mbetur tre persona të lënduar, ndërsa rasti i dytë ka qenë aksident në të cilin janë përfshirë tri vetura, por që nuk kishte të lënduar”, ka thënë ai.
Të dyja kanë ndodhur në segmente në fshatrat e Vushtrrisë, më saktësisht afër Pestovës dhe Nadakovcit.