Dy aktivistë të LV-së gjobiten me nga 20 euro për gjuajtje me vezë mbi Murat Mehën

25 nëntor 2019 | 13:34

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi dhe Kushtrim Avdimetaj janë dënuar nga gjykata me nga 20 euro gjobë.

Ata janë gjobitur për shkak të veprimit të tyre me hedhje me vezë mbi ish kryetarin e Komisionit për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha.

Lajmin e ka bërë me dije Egzon Azemi nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.

“Para disa dite me erdhi një letër nga Gjykata në shtëpi. Ishte një vendim për dënim me gjobë 20 euro. Kur e kontrollova emrin e zyrtarit që ma kishte dërguar vendimin, në foton e dytë të profilit të tij ishte logo e PDK-së, por megjithatë vendosa të shkojë ta shoh se për çka duhet të paguaj. Kur shkova sot, me thanë se jemi dënuar së bashku me aktivistin Kushtrim Avdimetaj, me nga 20 euro gjobë për gjuajte me vezë ndaj Murat Mehës. Personi që i bëri dëm një vendi duke falur/shitur territore, e pa u dënuar ky e shefat e tij, jo nuk do paguajmë ne që protestuam simbolikisht”.

“Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siç morën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjëshme por kurrë s’u dënuan nga sistemi i Drejtësisë! Shumë nga ne u rrahëm e mbajtëm burg për protestat tona kundër demarkacionit. Astriti u vra duke u akuzuar rreth kësaj çështje. Që demarkacioni të kalonte na thanë se vjen liberalizimi, përsëri gënjyen e gënjyen… Por fatmirësisht soji i tyre morri fund!”, ka shkruar Azemi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent…