Dy alpinistë humbin jetën gjatë ngjitjes në Mont Blanc
22 gusht 2024
| 15:00
Dy alpinistë spanjollë të cilët ishin duke u ngjitur në Mont Blanc që gjendet në kufirin Francë-Itali, humbën jetën pasi ranë nga një lartësi prej 350 metrash, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, incidenti ndodhi dje në malin që gjendet në rajonin francez Haute-Savoie.
Autoritetet njoftuan se dy alpinistë spanjollë, të moshës 26 dhe 27 vjeç, ranë nga 350 metra duke u ngjitur në Mont Blanc.
Punonjësit e kërkim-shpëtimit mbërritën në vendngjarje me helikopter dhe gjetën trupat e pajetë të dy alpinistëve për të cilët thuhet se ranë teksa “dëshironin të testonin një shkëmb me litarët e tyre gjatë zbritjes”. Një tjetër alpinist, i cili i mbijetoi aksidentit, u shtrua në spital. Lidhur me incidentin kanë filluar hetime.