Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi
08 tetor 2018
| 13:34
Ekonomistët amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer, fituan Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike për integrimin e ndryshimeve klimatike dhe të inovacionit teknologjik në analizën makroekonomike.
“Gjetjet e tyre e kanë zgjeruar fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe ndërgjegjësimin”, thuhet në një deklarate të Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.
Nordhaus nga Universiteti Yale dhe Romer nga Universiteti i Nju Jorkut janë fituesit e fundit në serinë e çmimeve Nobel të këtij viti.
Ata do të ndajnë çmimin prej një milion dollarësh.