Dy anëtarë të PDK-së i bashkohen Nismës Socialdemokrate

14 janar 2021 | 10:28

Dy anëtarë të PDK-së, njëri nga Shtimja dhe tjetri nga Drenasi i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Selim Krasniqi nga Shtimja dhe Bekim Muja nga Drenasi kanë njoftuar se tash e tutje aktivitetin do ta vazhdojnë në mbështetje të Fatmir Limajt dhe projektit të tij në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Krejt këto reagime po vijnë pasi PDK nuk pranoi të hyjë në koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.

Madje Limaj ishte i bindur se një koalicion i tillë do t’i fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit.

Njoftimi i plotë:

Aderimi im në
Nisma Socialdemokrate.

Pas largimit tim nga PDK, sot vendosa që rrugëtimin tim politik ta vazhoj me Partinë Nisma Socialdemokrate.
Nisma Socialdemokrate, tanimë subjekt politik i dëshmuar në mbrojte të vlerave të luftës së UÇK do jet adresa e vetme e shumë bashkëpartiakëve dhe bashkêpuntorëve të mi te cilët gjat diteve të ardhshme do aderojnë në Nisma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka njoftuar…