Dy anët e Carrabregut u japin përkrahje për garën për deputet Ramosajt dhe Demhasajt

04 janar 2025 | 00:58

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka marrë pjesë në takimin me banorët e Carrabregut të Deçanit.

Aty ishte i pranishëm edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Dy anët e Carrabregut, vendlindja ime dhe e kryetarit Bashkim Ramosaj, u bashkuan sot për të na ofruar jo vetëm mbështetje, por mbi të gjitha, për të na dhënë kurajë në rrugën që kemi përpara. Si Carrabregu i Epërm, ashtu edhe Carrabregu i Ulët, i kanë dhënë lirisë së Kosovës shumë dëshmorë dhe martirë, ndërsa historisë së saj një traditë shekullore dhe identitare”, ka thënë Demhasaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 35 në listën e AAK-së.

Ai ka theksuar se është jashtëzakonisht i nderuar nga besimi i bashkëvendasve të tij.

“Një nder që nuk mund ta konsideroj ndryshe, veçse si një përgjegjësi për t’i shërbyer me përkushtim vendlindjes dhe mbarë Kosovës. Ju faleminderit shumë!A AK – RH 1; AAK – AD 35; AAK – BR 55”, ka deklaruar Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria…