Dy anëtarë të ri të KQZ-së dhanë betimin para presidentes Osmani
30 korrik 2021
| 15:31
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas analizimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërimin e dy anëtarëve të tjerë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në përputhje me kompetencat e saj, ka emëruar në këtë komision, Ilir Gashin nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ćemailj Kurtiši nga koalicioni Vakat.
Në ceremoninë e betimit para presidentes, dy anëtarët e rinj të KQZ-së deklaruan se do t’i kryejnë detyrat e tyre si anëtarë të KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale.
Kushtetuesja i kthen përgjigje presidentes: PDK-ja do t’i ketë dy anëtarë në KQZ