Dy autobusa me targa të Beogradit sjellin protestues në Jarinjë

27 shtator 2021 | 23:51

Dy autobusë me targa të Beogradit janë parë para pak minutash teksa zbarkojnë rreth 100 protestues në Jarinjë.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga Jarinja, ku shihen dy autobusë teksa lëshojnë protestuesit.

Në të njëjtët autobusë kanë hipur protestuesit e tjerë që deri atëherë ishin në tendat e vendosura në Jarinjë.

Sipas informacioneve, ndërrimi i protestuesve ka ndodhur para pak minutash.

Duhet theksuar se është raportuar disa herë se protestuesit po detyrohen të qëndrojnë nëpër tenda për ta pamundësuar qarkullimin.

Madje sot është raportuar se as mësimi nuk ka nisur në veri, për shkak se mësuesit ishin detyruar të dalin në protestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla dhe avokati Tomë Gashi kanë vënë bast…