Dy bashkëthemeluesit e organizatës ‘Edhe unë dua të jetoj’ nderohen nga kryetari i Deçanit
02 dhjetor 2019
| 15:49
Me motivacionin “Për kontributin e dhënë në ndihmë familjeve në nevojë, në ndërtimin e shtëpive si dhe ndihmë personave të sëmur për shërim brenda dhe jashtë vendit”, sot kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka nderuar dy bashkëthemeluesit e organizatës ‘Edhe unë dua të jetoj’, prof. Muharrem Likaj, dhe Avdullah Bytyqi, të cilët sipas Ramosajt, tash e sa vite kanë arritur që të ndihmojnë shumë familje në ndërtimin e shtëpive dhe shërimin e të sëmurëve brenda edhe jashtë vendit.
/Epoka e re/