Dy basketbollistë të Pejës me Covid-19, shtyhet ndeshja ndaj Bashkimit
11 nëntor 2020
| 11:46
Dy lojtarë të KB Peja kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa si pasojë ndeshja e paraparë të zhvillohet sot kundër Bashkimit është shtyrë për një datë tjetër.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi pejan në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Me keqardhje ju informojmë se dy lojtarë tonë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe i janë nënshtruar masës së izolimit, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Sot do të testohet pjesa tjetër e ekipit. Ndeshja e paraparë kundër Bashkimit, e cila duhej të zhvillohej sonte, do të shtyhet për një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Pejës.