Dy dekada në vatrat e krizës: Fotografitë më të mira të reporteres Lynsey Addario
Nga Kabuli gjer në Kiev, Lynsey Addario ka dokumentuar konfliktet në mbarë botën. Gjatë 20 vjetëve të fundit, më së shumti është përqendruar në problemet e grave. Puna e saj po nderohet me çmim dhe ekspozitë nga Shkolla e Arteve Vizuale në Nju-Jorkut. Përzgjedhjen e fotografive të saj nga ditorja “The Guardian”, Telegrafi e sjell si më poshtë.
Trupat amerikane mbajnë trupin e rreshterit Larry Rougle, i vrarë nga kryengritësit talebanë në një pritë në Luginën Korengal (Afganistan, tetor 2007).
Dyzetvjeçarja Eyerus, nënë e dy fëmijëve, në spitalin “Ayder” në Tigraj – pasi iu nënshtrua sulmeve të shumta seksuale të ushtarëve, gjatë konfliktit në Etiopi.
Më shumë se 100 refugjatë afrikanë nga Gambia, Mali, Senegali, Bregu i Fildishtë, Guinea dhe Nigeria u shpëtuan nga një varkë gome nga marina italiane – në detin midis Italisë dhe Libisë (tetor, 2014).
Zjarrfikësit në luftë me zjarret në Pyllin Kombëtar Lasen (Kaliforni, 2021).
Një grua irakiane ecën nëpër një shtëllungë tymi që ngrihet nga zjarri masiv nga një fabrikë e gazit të lëngshëm, teksa ajo kërkon të shoqin (Basra, Irak, maj 2003).
Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Sudanit, ulen pranë kamionit duke pritur që ai të riparohet, teksa një stuhi rëre afrohet në Darfur (Sudan, gusht 2004).
Zjarret përgjatë autostradës trans-amazoniane në Brazil (shtator, 2021). Zjarri është forma më e zakonshme e shpyllëzimit – për spastrimin të tokës për prodhim të mishit dhe për hapjen e minierave ilegale.
Një nënë ukrainase kujdeset për të porsalindurin e saj në një repart materniteti që është zhvendosur në bodrumin e një spitali, teksa trupat ruse luftojnë forcat ukrainase në periferi të Kievit (mars, 2022).