Dy delegacionet qeveritare bëjnë shqiponjën edhe në Prekazin e Adem Jasharit
26 nëntor 2018
| 16:39
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me ministrat e tyre, si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kanë vizituar edhe kullat e Jasharëve.
Pas vizitës në kullat e Jasharëve, dy delegacionet, kanë bërë një fotografi të përbashkët me shqiponjën, simbolin e popullit shqiptar.
Gjatë homazheve dhe vizitës në Prekaz, ata kanë qenë të shoqëruar nga përfaqësuesit e familjes Jashari, Rifat e Bekim Jashari.
/Epoka e re/