Dy deputetë tërhiqen nga iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale
14 janar 2018
| 19:33
Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të rikthehet në rend dite në Kuvendin e Kosovës të mërkurën.
Në këtë mbledhje, pritet të vendoset nëse do të procedohet tutje Projektligji për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Deri tani, nga lista e 43 deputetëve nënshkrues të iniciativës, vetëm Islam Pacolli i AKR-së dhe Milaim Zeka i Nismës kanë tërhequr nënshkrimin e tyre, raporton KTV-ja.