Dy derbi në basketboll
Xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll karakterizohet me dy derbi. Të shtunën në Suharekë, me fillim nga ora 19:00, Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin, ndeshje kjo që pritet të sjellë rivalitet të madh, por edhe basketboll cilësor.
Ndërkaq të dielën në program është një tjetër duel shumë interesant, ku takohen rivalët lokalë, Bashkimi dhe Ponte Prizreni. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Dy takimet e tjera që do të luhen në kuadër të kësaj xhiroje janë Lipjani-Trepça që do të zhvillohet të shtunën në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj me fillim nga ora 15:00. Përballja tjetër është ajo në mes të Boreas dhe Z Mobile Prishtinës që do të luhet në Gjakovë të dielën duke filluar nga ora 19:00.
/Epoka e re/