Dy derbit e Superligës përfundojnë pa fitues
Dy ndeshjet derbi të javës së 24-të në Superligë kanë përfunduar pa fitues.
Ballkani dhe Drita luajtën baras me rezultat 1-1. Skuadra nga Suhareka ishte e para që kaloi në epërsi, kur kapiteni Edvin Kuç në minutën e 17-të realizoi më kokë për 1-0. Mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në në minutën e 36-të, autor i golit ishte Leonat Vitija. Në pjesën e dytë gola nuk pati dhe skuadrat ndan pikët.
Ballkani vazhdon të jetë në pozitën e parë me dy pikë më shumë se Drita që është e dyta.
Ndërsa në derbin për pozitën e tretë që dërgon në Evropë mes Gjilanit dhe Prishtinës nuk pati fitues (0-0), ani pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.
Gjilani renditet në pozitën e tretë më 39 pikë, kurse kryeqytetasit në pozitën e katërt 32 pikë.
/Epoka e re/