Dy dilema me emrin e Hasan Prishtinës

13 korrik 2024 | 23:07

Nga: Hysen S. Dizdari
Studiues i Filatelisë Shqiptare

– NË SHQIPËRI HERO I POPULLI – HASAN PRISHTINA PËRJETSOHET NË PULLEN POSTARE ME 1 KORRIK VITIT 2024

– NË KOSOVË I HIQET EMRI UNIVERSITETIT “HASAN PRISHTINA” NË PRISHTINË ME 11 KORRIK 2024

Posta shqiptare për nder të 150 vjetorin e lindjes, të patriotit Hasan Prishtina, emetojë një emision me pulla postare te titulluar: “FIGURA TE SHQUERA”, i cili u kushtohet figurave të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky emision u emetua më 1 korrik 2024, dhe përmban, 4 pulla postare dhe është emetuar vetëm për përdorime në filateli.
Pulla postare me vlerë 20 lekë, jep portretin e Enrico Telini, pulla postare me vlerë 30 lekë, jep portretin e Aubrey Herbert, postare me vlerë 50 lekë, jep portretin e Pandeli Cale dhe pulla postare me vlerë me të lartë, 70 lekë, jep portretin e patriotit Hasan Prishtina.
Pullat postare janë gurë kilometrik të historisë, sepse kujtojnë ngjarjet dhe figurat historike të popullit shqiptar, dhe mesazhet e portretet e tyre i përcjellin derë në derë, nga qyteti në qytet, nga shteti në shtet në të gjitha kontinentet e botës.
Ky është dhe misioni historik e kombëtar, që përcjell ky emision i veçantë me pulla postare, i cili iu kushtohet figurave të Ndritura të Kombit Shqiptar, një ndër të cilat është dhe patrioti, e atdhetari i shquar, Hasan Prishtina.
Duke vlerësuar kontributin e tij për arsimin shqiptar ish drejtori i shkollës Normale të Elbasanit, patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazetën: “Bashkimi i Kombit”-Nr.25 të vitit 1910, shkruante:
“Rroftë atdhetari i shkëlqyer HASAN BE PRISHTINA !Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjëll i Shqipërisë së mjerë !Historia e Kombit tonë me shkronja të ARTA , me shkronja të SHKELQYERA , do të shkruaj në ndër faqet e saj, shërbimet e mëdha, të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët, tonë, Hasan be Prishtina në fushën e atdhesie!”

JA PARADOKSI I DATËS 11 KORRIK 2024 NË PARLAMENTIN E KOSOVËS:

Me datën, 11 .07.2024, siç njofton për shtypin, në Notën e Protestës tij ,
Drejtori i Fondacionit: “Hasan Prishtina” – Z. Mehmet Prishtina, ku ai shkruan:
“Deputetët e Kuvendit Kosovës, dje me daten,11.07.2024, gjeten kurajen ta ngrenë dorën dhe të aprovojnë në parlamentin e Kosovës, heqjen e emrit të Heroit Popullit, Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës.
Kjo datë dhe ky vendim i turpshëm i deputetëve të Kosovës do të mbahen mend gjatë në memorien e shqiptarëve për ligësinë dhe paturpësinë dhe paradoksin e tij, sepse në radhë të parë ky vendim fyen rëndë, dinjitetin dhe ndjenjat, atdhetare e patriotike të popullit shqiptar në tërësi dhe veçanërisht të popullit Shqiptarë të Kosovës”.
Prandaj ju bëjë thirrje deputetëve të opozitës në Parlamentin e Kosovës që këtë vendim të turpshëm, antikombëtare, dhe antiligjorë, ta dërgojnë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe sa më shpejtë të vendoset në vendin e NDERIT, emri i personalitetit të shquar, atdhetarit, patriotit dhe HEROIT POPULLIT SHQIPTARË, HASAN PRISHTINA.

Tiranë, 12 korrik 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar…