Dy ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti merr ‘përshendetjet’ e Blinkenit

16 gusht 2022 | 22:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet më 18 gusht me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku temë e nxehtë pritet të jetë çështja e Asociacionit të Komunave serbe.

Dy ditë para këtij takimi të shumëkomentuar, Kurtit nga SHBA-ja i ka ardhur një ‘përshëndetje’ nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Pak më parë, Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike, siç e quan ai “të frytshme”, me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet.

Kurti ka thënë se me Chollet ka biseduar lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke.

Gjitashtu, Kurti ka theksuar Chollet ka përcjellur përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas një takimi që e kishin muajin e kaluar në Uashington.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit (Derek Chollet), lidhur me shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë; rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Duke i paraprirë takimit në Bruksel me Vuçiqin, Kurti ka deklaruar se është negociator i ashpër, porse i respekton marrëveshjet e arritura, ndërkohë që liderët serbë takimit po i paraprijnë me deklarata mosbesuese ndaj Kurtit, duke ngritur dyshime mbi qëllimet e tij paqësore në rajon.

https://twitter.com/albinkurti/status/1559603935752732675?s=20&t=ekYi3Co05I3L-NzGC7PrKQ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Ku e gjeti bash Bajram Begajn t'i…