Dy ditë pas inaugurimit dëmtohet pllaka e heroit të kombit, Ismet Krasniqi
19 nëntor 2024
| 12:14
Para pak ditësh është përuruar pllaka përkujtimore kushtuar heroit të kombit, Ismet Krasniqi.
Nipi i heroit Krasniqi, Besart Krasniqi, ka publikuar disa fotografi në “Facebook” ku shihet se janë dëmtuar disa ulëse që kanë qenë të vendosura tek pllaka përkujtimore.
Ai ka thënë se vlerën e xhaxhait të tij dëshmor nuk mund ta ulë askush.
“Këtyre kriminelëve, injorantëve që ju pengojnë vlerat kombëtare, dëshmorët, duhet dhënë përgjegjësi dhe të marrin dënimin e merituar. Vlerën e dëshmorëve nuk mundet me ulë askush, asnjëherë. Sepse nuk lejojmë! Krenar me kontributi e madh, altruist të axhës tim, dëshmorit Ismet Krasniqi.♥️”, ka shkruar Besart Krasniqi, i cili është asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë.