Dy dronë tentuan ta sulmonin nga Jemeni, rrëzohen nga luftanija franceze
Një luftanije franceze i ka rrëzuar dy dronë në Detin e Kuq, të cilët ishin lëshuar në drejtim të saj nga bregdeti i Jemenit, tha Ministria e Mbrojtjes e Francës të dielën.
Luftanija Languedoc e kishte vërejtur dhe pastaj shkatërruar dronin e parë rreth orës 21:30 të shtunën, ndërsa të dytin rreth orës 23:30, rreth 110 kilometra larg bregdetit të Jemenit.
Lëvizja Huthi e Jemenit tha të shtunën se do t’i sulmojë të gjitha anijet që shkojnë në drejtim të Izraelit, pavarësisht kombësisë së tyre, si dhe i paralajmëroi të gjitha kompanitë ndërkombëtare të transportit të mos bashkëpunojnë me portet izraelite.
Huthi, e mbështetur nga Irani, i ka sulmuar dhe kapur disa anije të ndërlidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe në ngushticën e vet, Baba l-Mandab, një rrugë detare përmes të cilës transportohet shumica e naftës botërore.