Dy duele sot në Superligë

20 gusht 2023 | 11:13

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy përballje tjera mjaft interesante.

Vëmendja do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, atje ku Llapi do ta presë Dukagjinin.

Të dyja ekipet regjistruan humbje në xhiron e parë dhe janë në kërkim të pikëve sot.

Duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai mes Ballkanit dhe Feronikelit 74.

Kampioni në fuqi kërkon fitore patjetër sot, kurse ekipi nga Drenasi do të tentojë ndonjë befasi.

Të dyja kërko përballje nisin nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Fshati Studime e Poshtme që përjetoj tri masakra me afër…