Dy ëndrrat e Dybalas

18 dhjetor 2020 | 17:39

Paulo Dybala dhe Juventusi janë afër rinovimit të kontratës. Bisedimet vazhdojnë prej kohësh dhe argjentinasin pritet ta shohim edhe shumë vite me fanellën bardhezi mbi supe.

Në prononcimin e fundit, 27-vjeçari latin lëshon mesazhe dashurie për kampionët e Italisë dhe zbulon dy ëndrrat e tij të mëdha.

“Kam kaluar shumë momente të bukura këtu dhe kemi fituar shumë trofe. S’e harroj kur erdha te Juventusi. Ishte një emocion i veçantë. I njëjti edhe kur vesha fanellën bardhezi për herë të parë. Shpresoj që këto emocione të shtohen dhe të jenë të shumta edhe në vijim, duke filluar prej finales së Superkupës që do ta luajmë ndaj Napolit në janar”, ka thënë Dybala. “Ëndrrat e mia? Dy ëndrra kam, edhe pse aspak të lehta. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve, sigurisht me Juventusin. Më pas dua ta fitoj Botërorin me Argjentinën”, ka shtuar argjentinasi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbetje mortore të një personi janë gjetur sot në varrezat…