Dy evropianë dënohen me burgim të përjetshëm për anëtarësim në grupin ekstremist

06 gusht 2018 | 21:41

Një gjykatë në Irak ka dënuar të hënën një burrë francez dhe një grua gjermane me burgim të përjetshëm për shkak të anëtarësimit në grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).

Lahcen Gueboudj, 58 vjeçar dhe gruaja gjermane e identifikuar vetëm si Nadia, janë dënuar ndaras në Gjykatën Penale në Bagdad ka njoftuar “AFP”.

Nëna e Nadias, një grua gjermane me orgjinë marokene, është dënuar me vdekje në muajin janar për anëtarësim në ISIS, mirëpo më pas ndëshkimi është ndryshuar në dënim me burgim të përjetshëm që në Irak është 20 vjet, transmeton “REL”.

Avokati i Nadias ka theksuar se ajo ka qenë e mitur në kohën kur është martuar me një ekstremist të ISIS-it në Siri dhe se “një gjë e tillë nuk është bërë me vetëdije të plotë”.

I pandehuri francez ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje. “Kam nënshkruar në arabisht pa e ditur se çfarë ka qenë e shkruar”, ka thënë Gueboudj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomatët shqiptarë janë kundër ndryshimit të kufijve të Republikës së…