Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë, dërgohen në spital

07 prill 2024 | 16:11

Dy fëmijë janë goditur nga një veturë në një aksident rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.

“Sot rreth orë 14:45 polcia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme…