Dy femra akuzojnë për përdhunim Justin Bieberin, ja çfarë iu tha këngëtari
23 qershor 2020
| 11:22
Dy femra e kanë akuzuar këngëtarin Justin Bieber për përdhunim, të cilat kanë shpërndarë përvojat e tyre në rrjete sociale. Në fundjavën që lamë pas, një vajzë e identifikuar si Danielle ka treguar përmes rrjetit social “Twitter” në detaje se si ata janë takuar në një event në vitin 2014, shkruan “Vulture”.
“Unë dhe shoqëria ime ishim duke shijuar gjithë natën. Një mashkull u afrua pranë nesh dhe na pyeti nëse donim ta takonim Justin. Sigurisht që thashë po”, u shpreh ajo. Sipas saj, Bieberi ishte kënaqur pak me shoqërinë e tij, më pas u ftoi të gjithë që të shkonin në dhomën e një hoteli.