Dy figura të opozitës bjelloruse dënohen me burgime të gjata
Dy figura kryesore të opozitës bjelloruse, Maryya Kalesnikava dhe Maksim Znak, u dënuan me burgime të gjata, nën akuzat për komplot.
Kalesnikava u dënua me 11 vjet burg, ndërsa Znak me 10 vjet.
Gjykata në Minsk i shpalli fajtorë për komplot për marrjen e pushtetit, thirrje për veprime për të dëmtuar sigurinë kombëtare dhe thirrje për veprime që dëmtojnë sigurinë kombëtare duke bërë përpjekje për të krijuar një grup ekstremist.
Dy të pandehurit, të cilët janë anëtarë të Këshillit Koordinues të opozitës, i hodhën poshtë akuzat, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.
Shtypja e opozitës në Bjellorusi ka nisur pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit, më 2020.
Këto zgjedhje kanë nxjerrë fitues Alyaksandr Lukashenkën për të gjashtën herë, por opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se procesi zgjedhor është manipuluar.
Rezultati ka shkaktuar valë të paparë protestash kundër regjimit bjellorus.
Regjimi u është përgjigjur atyre me dhunë dhe arrestime masive.
Shumë udhëheqës të opozitës janë burgosur ose janë detyruar të mërgojnë.
Disa protestues janë vrarë.
Disa vende perëndimore dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur disa raunde sanksionesh kundër Lukashenkës dhe regjimit të tij për trajtimin e aktivistëve të opozitës dhe mediave të pavarura./rel/