Dy fjalë më shumë për ‘ekipin negociator’, dhe takimet tjera lidhur me dialogun Kosovë-Serbi
Shkruan: Haxhi Shala
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e dizajnuar për të ndarë fuqinë e pushtetit, i ndanë qartë kompetencat zyrës së Kryeministrit dhe të Presidentit, por asnjëra nga këto zyre nuk kanë të drejtë të inferojnë me pozicionet e tyre për çështje të tjera në të cilat nuk kanë mandat të plot, aq më pak kur Ekipi Negociator ka legjitimitetin e saj të rrjedhur nga Parlamenti i Kosovës, si organi më i lartë shtetëror i zgjedhur në mënyre demokratike.
“Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës” (Neni 83 i Kushtetutës), ndërsa kryeministri i Kosovës ka pushtet të mjaftueshëm por jo absolut (Neni 94 Kompetencat; dhe Neni 97 Përgjegjësia).
Kryeministri mund të marr iniciativa dhe t’i implementoj ato komfort ligjit dhe rregulloreve të punës, por në raste kur temë diskutimi është dialogu Kosovë Serbi, të paktën pjesë e tryezës do të duheshin të ishin të deleguarit e Ekipit Negociator, si ekip i legjitimuar nga Parlamenti i Kosovës për temën në fjalë, me një statut dhe platformë për bisedime/dialog.
Me ketë rast kjo nuk do të thotë se unë dua vetëm ta favorizojnë partinë ‘Nisma Social-demokrate’ pjesë e së cilës jam unë. Si deputetë të Republikës së Kosovës, ne jemi këtu të përfaqësojmë dinjitetshëm interesat e qytetarëve tanë.
Veprime të tilla të mos koordinimit të krerëve të shtetit me Ekipin Negociator do të mjegullonin përfundimin e këtij dialogu. Deri më tani çdo marrëveshje e bërë, më vonë vështirë se është korrigjuar në interes të vendit tonë.
Pastaj le t’i aneksojmë me dokumente tjera marrëveshjet e nënshkruara, por realiteti do të ndryshonte!