Dy fjalë për Lorin …
Trajneri Driton Kuka, ka shkruar një dedikim llogarinë e vet në “Facebook” për Loriana Kukën. Trajneri Kuka ka shkruar për peripecitë e Lorin që nga fillimi e deri sot. Kuka ka shkruar se Lori ka ardh nga Zvicra për të jetuar në Kosovë, për ta përfaqësuar atë dhe gjithë kombin shqiptar.
“Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen, ekipin e Kombin Shqiptar!”, ka shkruar legjenda e Xhudos së Kosovës, Driton Kuka.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Paris 2024 …
Loriana Kuka 78 kg
Shënoj fitore me Sllovenen Lobnik por humbi me Ukrainasen në të tetën e finales!
Dy fjalë për Lorin …
La Zvicrën tash e 8 vjet, për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare!
Fitoj medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore, e deshtë edhe Olimpike por fati se deshi!
Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen, ekipin e Kombin Shqiptar!
Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand, vëllaun tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë, te Agroni te mbarë familja jonë!
Fal teje vlla, jam në xhudo, fal teje që ishe trajneri im dhe idoli im i jetës!
Si axha yt …
Lori të uroj fatin e Botës në jetën tande tash e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor!
Faleminderit për krejt❤️
Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike!