DY FJALË PËR UZURPATORËT E LIRISË DHE PIRATËT POLITIK TË REGJIMIT TË KOSOVËS!

18 janar 2025 | 20:54

S’ka gjë më turp dhe gënjeshtër më të madhe, se të thirren në emër të ish presidentit Rugova, ata dhe ato që me 14 shkurt 2021, e dëmtuan LDK si kurrë më parë, duke trafikuar me gënjeshtra votat në VV, si dhe ata të cilët thirren në luftën e UÇK, a ne fakt janë veteran të rrejshëm dhe dezertorë të luftës!

Liria dhe pavarësia e Kosovës, është shkruar me gjakun e dëshmorëve, heronjëve dhe martirëve të lirisë, me rolin epik të etërve politik të shtetit dhe të Republikës së Kosovës, ish presidentëve Ibrahim Rugova (LDK) dhe Hashim Thaqi (PDK), si dhe me mbështetjen titanike të NATO-s, SHBA dhe Bashkimit Europian!
Uzurpatorët e lirisë dhe përçarësit e popullit të Kosovës, dëmtuesit e partneritetit euro-atlantik, injoruesit e sundimit te ligjit dhe të drejtësisë, kundërshtarët e mediave të pavarura dhe të lira, zhvatësit e bizneseve, ata të cilët e kan vënë Kosovën nën sanksione si Rusinë dhe Bjellorusinë, populistet dhe mohuesit e meritokracisë, me 9 shkurt 2025, do marrin denimim meritor të qytetarëve të Kosovës, të lajthitur dhe të mashtruar, nga regjimi i korruptuar në ikje!
Gjergj Dedaj
Istog, 18 janar 2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në Nigeri pas…