Dy fshatra të Gjilanit hyjnë në karantinë pas rasteve me koronavirus
22 mars 2020
| 12:44
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë me dije se prej natës së mbrëmshme fshatrat e Zhegrës dhe Vrapçit janë në karantinë pasi atje kanë dalë nga një rast pozitiv me koronavirus.
Ai për “klankosova.tv” ka thënë se në vendin e ngjarjes i kanë ekipet mjekësore dhe janë duke i identifikuar personat të cilët kishin kontakt me të prekurit.
Gjithashtu, Ismajli ka thënë se deri tani nuk kanë ndonjë të dyshuar tjetër.