Dy fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

20 shkurt 2022 | 13:46

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt të ndodhur sot, në gypin furnizues nga “Albaniku” nëpër fshatrat e Podujevës. Si rrjedhojë pa ujë të pijshëm mbesin fshati Shajkoc dhe Sfeqël.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes. Furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi. Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi. Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të punësuarve pa kontratë dhe rrezikshmëria e lartë…