Dy fshatra të Skenderajt bëhen me rrugë të reja

04 shtator 2019 | 16:25

Fshatrat Qirez dhe Polac të Komunës së Skenderajt janë bërë me rrugë të reja, krejt kjo si rrjedhojë e investimeve të kësaj komune e cila drejtohet nga Bekim Jashari

Jashari i cili ka përuruar rrugët në Qirez dhe Polac, ka thënë se asfaltimi i rrugëve në këto dy fshatra do të shërbejë në kuadër të përmirësimit dhe lehtësimit të jetesës së banorëve.

Ai ka bërë me dije se kanë arritur ta përmbyllur projektin jetik të banorëve të Polacin, siç është rregullimi i ujësjellësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion prej 20 personave nga Shtetet e Bashkuara të…