Dy futbollistë largohen nga Gjilani
24 maj 2021
| 17:19
SC Gjilani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Që tani ka shpallur kandidaturën për titullin kampion.
Skuadra “kuqebardh” me marrëveshje të dyanshme i ka dhënë fund bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Hila dhe sulmuesin anësor Arbër Çyrbja. Hila ishte transferuar te Gjilani nga skuadra e Prishtinës, kurse Çyrbja kishte zbarkuar në Gjilan nga Teuta e Durrësit.
Hila, gjithashtu, e ka falënderuar klubin përmes një ‘story’ të publikuar në rrjetet sociale me mesazhin: “Faleminderit SC Gjilani!”. Në ditët në vijim priten edhe largime të tjera nga kampi gjilanas.