Dy futbollistë largohen nga Interi
Skuadra e Interit ka konfirmuar largimin e mbrojtësit Ashley Young dhe portierit Daniel Padelli.
“Nerazzurrët” kanë vazhduar me ndryshime në skuadër para nisjes së sezonit të ri 2021/22. Pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e Achraf Hakimi te Paris Saint-Germain, Interi ka konfirmuar edhe largimin e dy lojtarëve tjerë.
“Ne i japim lamtumirën Ashley Young dhe Daniele Padelli. Ishte një nder dhe një kënaqësi të festonim ‘Scudetton’ me ju. Faleminderit dhe fatin më të mirë për fazën tjetër të karrierës tuaj!”, thuhet në njoftimin e Interit.
🖤💙 | GRAZIE!
We bid farewell to @youngy18 and @DanielePadelli.
It was an honour and a pleasure to celebrate the Scudetto with you. Thanks and best of luck with the next stage of your careers!💪
👉 https://t.co/4kPIr1usKU
👉 https://t.co/seHgxuWnzM pic.twitter.com/du3DbcWCXq— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 1, 2021