Dy futbollistë largohen nga Llapi
25 maj 2021
| 15:55
Të hënën nga skuadra e Llapit është larguar sulmuesi Sava Gardaseviq, kurse sot (e martë) është larguar edhe mesfushori Alban Ramadani.
“Falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë edicionit 2020/21 mesfushorin Alban Ramadani, i cili së bashku me shokët e skuadrës arriti të jetë pjesë e suksesit historik të Llapit Evropian. Me marrëveshje kemi mbyllur bashkëpunimin, klubi i dëshiron shumë suksese në karrierë!”, ka njoftuar skuadra e Llapit.
Siç dihet skuadra e Llapit është fituese e Kupës së Kosovës në futboll dhe për herë të parë do të marrë pjesë në garat evropiane.
/Epoka e re/