Dy futbollistë shqiptarë në formacionin e javës në Turqi
21 maj 2024
| 11:00
Në vikend, përfundoi java e parafundit në Superligën e Turqisë në futboll.
Dy futbollistë shqiptarë janë në formacionin e javës së 37-të.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, që luan për Sivassporit dhe mbrojtësi kosovar, Amar Gerxhaliu me fanellën e Antalyasporit.
Manaj u vlerësua me notën 8.3 në fitoren e klubit të tij 3:1 ndaj Istanbulsporit, duke bërë një asist.
Ndërkaq, Gerxhaliu mori notën 7.7 në fitoren e skuadrës së tij 2:1 ndaj Adana Demirspor.