Dy futbollistë të Torinos infektohen me Covid

18 shkurt 2021 | 15:22

Torino ka njoftuar se dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Cagliari që zhvillohet nesër.

Torino njoftoi për këto raste përmes një deklarate zyrtare, duke konfirmuar dy raste pozitive për Covid-19.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se lojtarët dolën pozitivë pasi u testuan në kuadër të protokolleve të cilat janë në fuqi. Dy lojtarë të ekipit të parë testuan pozitivisht për Covid-19. Në marrëveshje me autoritetet shëndetësore, të dy anëtarët tashmë janë vendosur në izolim nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor”, thuhet në njoftimin e Torinos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pritur të…