Dy futbollistët e Napolit mposhtin Covidin
Napoli i gëzohet dy rikthimeve, pasi Kalidou Koulibaly dhe Faouzi Ghoulam kanë rezultuar negativë pas testit të fundit për Covid-19.
Ata ishin infektuar që me 5 shkurt dhe tani dy mbrojtësit mund të llogariten nga trajnerin Gennaro Gattuso.
Me gjasa ata mund të luajnë në ndeshjen e radhës kundër Atalantës. Trajneri i Napolit, edhe ditën e djeshme pas humbjes me spanjollët e Granada u ankua për mungesat e shumta që ka pasur në skuadër kohët e fundit.
“Sapo humbëm Politanon, kështu që çfarë kuptimi ka të kualifikohemi në raundin tjetër nëse nuk kemi me kë të luajmë? Gjithçka që do bëjmë nesër është të numërojmë lojtarët që na kanë mbetur dhe të shohim. Na mungojnë 10-11 lojtarë tani, me Politanon që ka probleme me brinjët dhe nuk merr frymë siç duhet. Nuk mund të ulemi këtu e të qajmë për të, por duhet të gjejmë zgjidhjet”, ka thënë Gattuso.