Dy gara të reja të Formulës në vitin 2019
Drejtuesit e “Liberty Media”, kompanisë që ka në pronësi këtë kampionat, po e mendojnë seriozisht organizimin e një gare pikërisht në qytetin e Floridës dhe e gjithë kjo pritet të ndodhë në vitin 2019.
Në Majemi tashmë është përcaktuar zona Brickwell për të ndërtuar pistën e Formula 1, që do të jetë e gjatë 5 km.
Por, Majemi duket se nuk do të jetë risia e vetme e kampionatit më prestigjioz të garave automobilistike. Së fundmi, është hedhur ideja e përfshirjes në kalendarin e këtij evenimenti edhe të Vietnamit. Drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) kanë kryer një vizitë në kryeqytetin e vendit, Hanoi, për të kuptuar se sa i realizueshëm është ky projekt.
Në këtë pikë, konfirmimet vijnë edhe nga Bernie Ecclestone, i cili ka shpjeguar strategjinë e padronëve të rinj të Formula 1, të cilët kërkojnë që ky kampionat të afrohet akoma më shumë me njerëzit.