Dy gëzime për kapitenen e Istogut
07 maj 2018
| 12:25
Hendbollisti i “Besa FamGas” i propozon fejesë hendbollistes së “Istogut”.
Ndeshja finale në kuadër të Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e femrave mes ekipeve të Istogut dhe Kastriotit të Ferizajt, përfundoi në favor të ekipit të Istogut, shkruan “rtv21.tv”
Por, për kapitenen e Istogut, Albina Rugova kishte një gëzim të dyfishtë, pasi iu dorëzua në duar Kupa nga Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ajo mori edhe një propozim fejese nga i dashuri i saj, i cili po ashtu është hendbollist i ekipit Besa FamGas, Drilon Tahirukaj. Ky moment romantik u prit me shumë emocione nga të pranishmit dhe bashkëlojtaret e Albinës të cilat nuk i ndalnin brohoritjet.