Dy gjeneralët pinë kafe bashkë
15 shtator 2021
| 08:50
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka kapërcyer vijat partiake duke unifikuar të gjithë rreth vetes.
Ai kafen e mëngjesit e ka pirë sot me shokun e viteve të vështira për Kosovën, atë të luftës së UÇK-së, gjeneral Agim Çekun.
“Mëngjesi me mikun tim, Gjeneral Agim Çeku”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” të shoqëruar edhe me një fotografi.
Dje Agim Çeku i ka dhënë përkrahje Haradinajt në garën për kandidat të komunës së Prishtinës.