Dy gjyqtarë kosovarë do të licencohen në FIBA 3×3

16 korrik 2023 | 16:31

Me ftesë të FIBA-s në Debrecen të Hungarisë janë ftuar dy gjyqtarë nga Federata e Basketbollit e Kosovës për licencim në FIBA 3×3 Referee Course 2023.

Me këtë rast, FBK-ja ka nominuar Irma Konjushën dhe Artan Gashin për këtë periudhë të licencimit, ku do të vlerësohen si gjyqtarë në lojë gjatë Kampionatit Evropian Universitar EUSA 3×3 Basketball 2023 në Debrecen.

Kjo është hera e parë që FBK ka marrë ftesë për licencimin e dy gjyqtarëve për FIBA 3×3. “Me këtë rast shpresojmë në licencimin e tyre, duke marrë parasysh përvojën, si dhe performancën e Konjushës dhe Gashit”, u shpreh Faton Kurshumlija. FIBA Instruktori Nacional. Trajnimi mbahet nga 15 deri më 19 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha i ka reaguar zyrtares së…